Messi: Dua të luaj ende futboll

Messi: Dua të luaj ende futboll

Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, ka deklaruar se ende nuk mendon për fundin e karrierës së tij dhe se dëshiron të vazhdojë të luajë sa më gjatë të jetë e mundur. Duke folur në Samitin Amerikan të Biznesit në Miami, argjentinasi theksoi se reflektimi për gjithçka që ka arritur do të vijë vetëm pas pensionimit.

“Nuk është diçka për të cilën kam menduar ose për të cilën jam shqetësuar,” tha Messi në spanjisht, kur u pyet për trashëgiminë që do të lërë pas. “Kur të dal në pension, me kalimin e viteve, padyshim që do ta vlerësoj shumë më tepër gjithçka që kam bërë në karrierën time dhe atë që kam arritur profesionalisht. Por sot është koha për të vazhduar të shijoj veten dhe të luaj.”

Messi, fitues i tetëfishtë i Topit të Artë dhe kampion bote me Argjentinën, ka kontratë me Inter Miamin që e mban aktiv deri në vitin 2028, çka nënkupton se pensionimi i tij mund të mos jetë edhe aq afër.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë