Sot behet nënshkrimi i deklaratës “Brighton Plus Helsinki”

Sot behet nënshkrimi i deklaratës “Brighton Plus Helsinki”

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë sot ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës “Brighton Plus Helsinki”, një dokument ndërkombëtar që promovon barazinë gjinore në sport.

Përveç KOK-ut, deklaratën do ta nënshkruajnë edhe federata sportive, organizata joqeveritare që merren me të drejtat e grave, si dhe universitete nga vendi.

Në këtë ngjarje të rëndësishme do të jetë e pranishme Annamarie Phelps Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, e cila do të shoqërohet nga Tarja Krum, presidente e Komisionit të “ENGSO Equality Within Sport”.

Krahas përfaqësuesve të federatave sportive, të pranishëm do të jenë edhe sportistë elitar, e në mesin e tyre edhe kampionia olimpike, Nora Gjakova.

Aktiviteti mbahet në Prishtinë dhe nis në ora 11:00.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë