Rezistuan 6 orë ndaj forcave serbe, familjarët përkujtojnë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Në 36-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, familjarët e tyre theksuan se sakrifica e këtyre dy figurave të shquara të çështjes kombëtare mbetet frymëzim për brezat dhe pjesë e identitetit të lirisë së Kosovës.
Në homazhet e mbajtura në Velani të Prishtinës, motra e heroit Afrim Zhitia, Sadete Zhitia tha se tha se ndihet e lumtur që ëndrrat dhe ideali i heronjve po bëhen realitet në shtetin e Kosovës.
Në 36-vjetorin e rënies nderohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu • KosovaPress
Nipi i Fahri Fazliut, Fahri Fazliu i ri, u shpreh se ndjenja e sotme është një përzierje krenarie dhe përgjegjësie për trashëgiminë e të rënëve, raporton KosovaPress.
Bashkëveprimtari i Zhitisë e Fazliut, Ramadan Avdiu kujtoi kohën e burgut dhe veprimtarinë ilegale duke theksuar heroizmin e tyre gjatë rënies më 2 nëntor 1989.
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë heroikisht më 2 nëntor 1989, pas një përballjeje të pabarabartë me forcat serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lirisë së Kosovës.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.
