21 të vdekur e 30 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Kenia

21 të vdekur e 30 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Kenia

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Keninë perëndimore, njoftuan autoritetet vendore.

Rrëshqitja e dheut ndodhi sot në zonën Marakwet East, e cila po kalon sezonin e shirave.

“Kemi konfirmuar humbjen e 21 personave në këtë tragjedi, ndërsa mbi 30 persona konsiderohen të zhdukur, siç raportohet nga familjet e tyre”, ka shkruar ministri i Brendshëm Kipchumba Murkomen në rrjetin X, raporton KosovaPress.

Ai shtoi se 25 persona me lëndime të rënda u transportuan me helikopter në një spital në Eldoret për trajtim, ndërsa të tjerë me plagë të lehta u trajtuan në nivel lokal.

Murkomen njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të rifillojnë të dielën. Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat ku ndodhën rrëshqitje të tokës që të zhvendosen në terren më të sigurt.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë