S’ka dritë për Pogban, francezi dëmton kyçin e këmbës

S’ka dritë për Pogban, francezi dëmton kyçin e këmbës

Lajme shqetësuese nga Monako. Sipas RMC Sport, Paul Pogba nuk mori pjesë në seancën stërvitore të pasdites për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Mesfushori francez u lëndua gjatë një ndërhyrjeje në stërvitjen e djeshme, duke shtuar edhe më shumë pasiguri rreth gjendjes së tij fizike.

Trajneri Pocognoli kishte paralajmëruar më herët mungesën e tij në ndeshjen e nesërme kundër Paris FC, por duket se pasojat e këtij dëmtimi shkojnë përtej mungesës në fushë. Sipas burimeve pranë klubit, pozicioni i Pogbas brenda ekipit tashmë shihet si i kompromentuar, ndërsa durimi i drejtuesve të Monacos është drejt fundit.

Monaco kishte investuar shumë në rikthimin e kampionit të botës, me shpresën për ta parë sërish në nivelin e dikurshëm, por dëmtimet dhe ndalimi për doping e kanë mbajtur vazhdimisht larg fushës.

Ndeshja e fundit zyrtare e Pogbas daton 3 shtator 2023, me fanellën e Juventusit. Pas ndalimit për doping që përfundoi në mars, francezi kishte ëndërruar një rikthim të madh në Ligue 1, por ky dëmtim i ri vë gjithçka në pikëpyetje dhe mund të shënojë një tjetër kthesë të hidhur në karrierën e tij.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë