​Dalin në shitje biletat Kosovë – Zvicër, këto janë çmimet

​Dalin në shitje biletat Kosovë – Zvicër, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të gjithë tifozët mund t’i sigurojnë biletat e tyre në linkun zyrtar të platformës eu.ebileta.al.

FFK ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave për këtë përballje:

Veri dhe jug: 10 euro

Lindje: 20 euro

Perëndim: 30 euro

VIP: 100 euro

Kjo ndeshje pritet të ngjallë interes të madh te publiku, pasi përballen dy kombëtare me lidhje të veçanta emocionale dhe sportive, në një duel që mund të jetë vendimtar në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026. 

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë