Spalletti mbërrin në qendrën stërvitore të Juventusit

Luciano Spalletti ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa për të firmosur kontratën dhe për të nisur detyrën e tij si trajner i ri i bardhezinjve.
Trajneri italian do të zëvendësojë Igor Tudorin, i cili u shkarkua të hënën, duke u bërë kështu trajneri i tretë i Juventusit gjatë vitit 2025.
Spalletti ka arritur marrëveshje me klubin torinez për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi nëse arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 3-1 ndaj Udineses të mërkurën, ku skuadrën e drejtoi përkohësisht Massimo Brambilla nga ekipi NextGen, pritet që Spalletti të marrë drejtimin e stërvitjes që nga dita e sotme.
Trajneri 65-vjeçar, që fitoi Serie A me Napolin në sezonin 2022-23, ka qenë pa skuadër që nga qershori i këtij viti, kur u shkarkua nga Federata Italiane pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë.
Zyrtarizimi i tij nga Juventusi pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
⚪⚫🆕 #Spalletti è arrivato alla Continassa pic.twitter.com/rGeD3rtwtf
— ilBiancoNero (@ilbianconerocom) October 30, 2025
