Profesoresha Tarpomanova: Gjuha shqipe është gjuhë ballkanike me tipare tipologjike

Profesoresha Tarpomanova: Gjuha shqipe është gjuhë ballkanike me tipare tipologjike

Profesoresha bullgare, Ekaterina Tarpomanova në një ligjëratë me temën “Teoria e gramatikalizimit: dy shembuj nga gjuhët ballkanike” të mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë e cila ka shpjeguar lidhjen gjuhësore ballkanike dhe zhvillimin e formave gramatikore, duke u fokusuar në gjuhën shqipe si një pjesë të kësaj lidhjeje.

Profesoresha Tarpomanova thekson rëndësinë e kontaktit dhe konvergjencës gjuhësore në zhvillimin e këtyre formave, si dhe kontributin e studiuesve të njohur si Rëjne Kopitër dhe Nikollaj Tuberckoj në teorinë e lidhjes gjuhësore ballkanike. Dy studiues këta të rëndësishëm të gjuhës dhe letërsisë sllave, të cilët kanë pasur ndikim edhe në studimet gjuhësore që lidhen me gjuhët ballkanike, përfshirë shqipen.

Ajo gjithashtu në ligjëratë shpjegon se si gjuhët ballkanike ndajnë tipare të përbashkëta për shkak të influencave të ndërsjella.

“Sot do ju flas për një temë me të cilën jam marrë shumë gjatë viteve, pikërisht si lindin format gramatikore. Si krijohen format gramatikore në gjuhë, dhe për këtë qëllim gjuhën shqipen do ta shikojmë sot si një gjuhë ballkanike jo si një gjuhë e veçantë në familjen gjuhësore indoevropiane por një gjuhë që është pjesë e lidhjes gjuhësore ballkanike… Më tepër është kjo që na intereson neve është lidhja gjuhësorë ballkanike dhe studiuesit e parë që kanë vënë re se gjuhët ballkanike kanë tipare të përbashkëta tipare me të cilat i ngjajnë njëra tjetrës në vitin 1929  dhe ajo e periudhës 1861”, tha ajo.

Në një prezantim të fundit, profesoresha Tarpomanova shpjegoi lidhjet gjuhësore mes gjuhëve ballkanike, duke theksuar ndikimin e kontakteve gjuhësore dhe konvergjencën e formave gramatikore mes gjuhëve të rajonit.

Angazhimi i saj në projekte ndërkombëtare dhe puna e saj shkencore vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në fushën e gjuhësisë krahasuese.

Ekaterina Tarpomanova, një prej ekspertëve më të njohur në fushën e gjuhësisë ballkanike dhe krahasuese, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e burimeve digjitale dhe në studimin e gjuhëve të Ballkanit. Ajo ka marrë pjesë në projekte të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka qenë një udhëheqëse e padiskutueshme në fushën akademike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë