Valicon: 40 për qind e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Valicon: 40 për qind e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Inflacioni dhe pasiguria politike janë dy shqetësimet kryesore për qytetarët kosovarë, thuhet në një hulumtimi të Valicon i titulluar “New Normal Study”, i përfunduar në periudhën 18 deri 21 gusht të këtij viti në shtete të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë.

Ky hulumtim nxjerrë në pah gjithashtu se 40 për qind e kosovarëve kanë theksuar se jeta e tyre është më e keqe sot sesa pesë vjet më herët.

Kur bëhet fjalë për shqetësimet e konsumatorëve, sipas këtij hulumtimi, inflacioni mbetet shqetësimi kryesor në të gjithë rajonin, përfshirë Kosovën, trasmeton KosovaPress.

Sipas hulumtimit, nivelet më të larta të shqetësimit janë regjistruar në Kosovë me 70%, Maqedoni të Veriut me 70%), Bosnje dhe Hercegovinë me 69% dhe në Kroaci me 68%, ku shqetësimi për rritjen e kostos së jetesës është rritur me 8% që nga tremujori i dytë i vitit 2025”, thuhet në hulumtim.

“Kur konsumatorët krahasojnë cilësinë e jetës së tyre të përditshme sot me atë para vitit 2020, shumica besojnë se jeta është përkeqësuar. Në pothuajse të gjitha tregjet, më shumë konsumatorë ndjejnë se cilësia e jetës së tyre është “më e keqe” sesa “më e mirë,” një reflektim i sfidave ekonomike dhe politike të grumbulluara që nga viti 2020. Ndjenja që jeta është “më e keqe” është më e fortë në Serbi (53%), Maqedoni të Veriut (52%) dhe Kroaci (51%). Konsumatorët në Kosovë dhe Mal të Zi janë më optimistë, me 34% në të dyja vendet që raportojnë se jeta e tyre është “më e mirë” sot krahasuar me periudhën para vitit 2020, edhe pse një pjesë e konsiderueshme ende raportojnë një cilësi jete “më të keqe” (40% në Kosovë dhe 37% në Mal të Zi)”, thuhet në raport.

Në këtë hulumtim bëhet e ditur po ashtu se aftësia për të kursyer para është ndikuar rëndë. Përqindja e atyre që arritën të kursejnë të njëjtën shumë si më parë është relativisht e ulët në të gjithë rajonin, duke arritur kulmin në 40% në Slloveni dhe duke rënë në vetëm 15% në Maqedoninë e Veriut. Vendet e tjera tregojnë këto përqindje: Kroaci (26%), Serbi (26%), Bosnje dhe Hercegovinë (23%), Kosovë (20%) dhe Mal të Zi (18%).

Po ashtu sipas hulumtimit, shqetësimet e vazhdueshme financiare bërë që konsumatorët të kenë një mentalitet më të kujdesshëm, duke çuar në zakone të qëndrueshme për kursimin e shpenzimeve në të gjithë rajonin e Adriatikut. Blerje me Vlerë: Blerjet gjatë promocioneve dhe në dyqane më të lira janë strategjitë më të zakonshme në rajon. Në Kroaci, 70% e konsumatorëve blejnë më shpesh gjatë promocioneve, ndërsa 65% preferojnë të blejnë në dyqane më të lira. Sllovenia është afër me këtë përqidje, me 65% që blejnë gjatë ofertave dhe 62% në dyqane më të lira.

Edhe në Kosovë, 68% e konsumatorëve bëjnë blerje në dyqane më të lira. Reduktimi në Shpenzime: Një përqindje e lartë e konsumatorëve po heqin dorë nga shpenzimet e panevojshme.

Në Slloveni, 57% e qytetarëve po anulojnë abonimet, ndërsa gjysma po heqin dorë nga produkte apo shërbime të panevojshme. Abonimet po anulohen gjithashtu nga 56% e konsumatorëve në Kroaci dhe 58% në Bosnje dhe Hercegovinë. Kërkimi për çmime më të mira për shërbime është gjithashtu i shprehur, veçanërisht në Kosovë (56%) dhe Slloveni (47%).

Ky studimi u realizua përmes një anketimi online duke përdorur panelin Opinia.Club, duke siguruar një përfaqësim të gjerë dhe të besueshëm të popullsisë në periudhën e anketimit 18 deri më 21 gusht 2025. Popullsia e Targetuar: Grupmosha 18 deri në 75 vjeç. Metoda e Mostrimit: Mostër përfaqësuese e popullsisë së përgjithshme në secilin vend. Studimi është i pavarur, pa financim nga ndonjë kompani, individ apo organizatë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë