Vdes aktori i njohur, Enver Petrovci

Vdes aktori i njohur, Enver Petrovci

Sot, ka vdekur në moshën 71 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci.

Lajmin për vdekjen e Petrovcit e bëri të ditur vajza e tij, Hana Petrovci Fetahu.

“Babi sot dha frymën e fundit! S’po me shkruajnë duart! Ju njoftojmë së shpejti për varrimin”, shkruan Fetahu.

Ai luajti Hamletin, Makbethin, Jul Cezarin dhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.

Petrovci jep zërin e Mufasës në dublimin shqip të serialit “Mbreti Luan”.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë