Koncerti festiv kushtuar diasporës në Obiliq, këngëtarët e qytetarët tregojnë mbresat e tyre

Koncerti festiv kushtuar diasporës në Obiliq, këngëtarët e qytetarët tregojnë mbresat e tyre

Sonte në Obiliq u mbajt nata e dytë e koncertit festiv kushtuar diasporës. Në skenë ndër shumë të tjerë ishin edhe anëtarët e rinj të grupit Toxic wav.

Jon Grajqefci nga grupi Toxic wav tha se atmosfera ka qenë shumë e mirë dhe e veçantë. Ai theksoi rëndësinë e organizimit të tillë të eventeve për komunitetin lokal dhe për publikun që merr pjesë, raporton KosovaPress.

Joni u shpreh i emocionuar që po performojnë sërish, duke përmendur se edhe dita e djeshme ishte një sukses i madh me shumë njerëz dhe energji pozitive.

“Jemi bukur duke kaluar Është atmosferë shumë e mirë këtu në Obiliq, sepse këtu është shumë i nevojshëm edhe për ata që vijnë edhe dje kemi qenë këtu e kemi përcjell atmosferën ishte super eventit dhe nuk u shihte fundi njerëzve. Edhe sot jemi të gëzuar, mezi po presim të performojmë,” tha Jon Grajqefci.

Lis Maqedonci nga grupi Toxic wav, tha se është shumë e rëndësishme të performojnë live.  Ai theksoi se, ndonëse janë artistë të rinj, po përpiqen të sjellin diçka ndryshe dhe se koncerti ka më shumë rëndësi për publikun sesa për vetë ata. Sipas tij, energjia e publikut është ajo që ka më shumë vlerë.

“Për mua si artist i ri është shumë normal edhe nga performanca që kemi live, duhet ta cekim është shumë me bërë edhe për publikun edhe pse artistë të rinj, po mundohemi të sjellim diçka më ndryshe dhe koncerti shumë për neve ma shumë do kisha thënë është për publikun shpresojmë ajo është energjia,” tha Maqedonci.

Ndërsa Tion Hoxha nga grupi Toxic Wav tha se përveç emocioneve pozitive dhe energjisë euforike, është kënaqësi dhe privilegj të ngjiten në skenë me shokët.

“Përpos emocioneve të mira dhe euforikë është kënaqësi dhe privilegj a herë na bie te hynim në skenë me dosat dhe shpresojmë që do kënaqemi bashkë “tha ai.

Kron Grajqefci nga grupi Toxic.wav tha se për performancën e sotme ka zgjedhur këngën “Diamanti”, të cilën e ka lansuar bashkë me vëllain JNZ.

“Këngën që e kam përzgjedhur për sot është kënga ime Diamanti që e kam lansuar sot së bashku me vëllain JNZ. Shpresoj që do t’ju pëlqej dhe gjithçka do të shkoj mirë,” tha ai.

Qytetarët ndërkaq u shprehën të lumtur me mikpritjen e diasporës nga ana e komunës.

Fahri Krasniqi u shpreh se ndjehet shumë mirë me atmosferën dhe se edhe dita e djeshme ka qenë shumë e bukur.

“Mirë shumë-shumë mirë dhe dje ka qenë bukur dhe sot shumë mezi po presim të filloj. Të gjithë i preferoj,” tha Krasniqi

Zejnepe Berisha tha se ka ardhur me familjen dhe shoqërinë dhe u shpreh shumë e kënaqur me përjetimin.

“Jashtëzakonisht bukur, kam dal me familjen me shoqëri, shumë mirë. jashtëzakonisht bukur mirë,” tha ajo.

Eris Preniqi ishte edhe mbrëmë në koncert dhe u shpreh se është adhurues i këngëtarit Gold AG.

“Mirë po kalojmë, po na pëlqen atmosfera, sa për t’u kënaqur po mbrëmë isha ne koncert, shumë mirë . Gold Ag  jemi fansa të tij,” tha ai.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë