Media britanike: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura.
Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur në Shqipëri – një destinacion i vlerësuar për vijën e tij bregdetare mahnitëse, shkruan Ellen Jenne në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.
“Tirana, duhet të jetë në radarin e shumë turistëve, është vërtet interesante, sepse Shqipëria ka marrë shumë më tepër vëmendje për Rivierën e saj… Por, mendoj se kryeqyteti i saj, Tirana, është absolutisht i mrekullueshëm”, tha ajo.
E vendosur në zemër të Shqipërisë, Tirana është e rrethuar nga kodra dhe male, përfshirë Dajtin.
Qyteti u themelua nga një gjeneral etnik shqiptar dhe guvernator i Perandorisë Osmane në vitin 1614 dhe u bë një vend i pavarur në vitin 1912, pothuajse tre shekuj më vonë.
Tirana është vlerësuar si një parajsë për turistët që kërkojnë hapësira të gjelbra, me zona të shumta në natyrë për t’u çlodhur gjatë muajve me diell të verës.
Në Tiranë ekziston një kulturë kafenesh dhe restorantesh, kështu që ka kaq shumë vende në natyrë për t’u ulur. Gjithashtu mund të shijoni ëmbëlsira tradicionale për vetëm 45 qindarka.
Gjatë kohëve të fundit, në shtetin e Shqipërisë ka pasur rritje të madhe të numrit të turistëve dhe me këtë zhvillim të fushës së turizmit kemi parë edhe zhvillime të reja teknologjike të cilat kanë sjellur në treg shërbimet e Internet eSIM të cilat janë duke u përdorur nga shumica e turistëve gjithkund nëpër botë. Njëra nga sukseset më të mëdha të këtyre lloj shërbimeve gjatë kohëve të fundit ka qenë operatori eSIM thirr.com i cili ofron pako afortabile të cilat mundësojnë lidhje në internet të shpejtë për konsumatorët në çdo cep të botës. Këto pako fillojnë nga një çmim i ulët prej €1.99 i cili konsiderohet si një çmim shumë i ulët sidomos kur e krahasojmë me tarifat e larta të roaming. Turistët të cilët kanë përdorur këto pako gjatë udhëtimeve tyre janë ndarë shumë të kënaqur pasi që kanë pasur akses në shpejtësi të larta të internetit duke i lejuar ata që të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe po ashtu kanë shprehur se navigimi në zona të panjohura është lehtësuar për ta. Nëse edhe ju keni planifikuar ta vizitoni qytetin e Tiranës gjatë kësaj vere atëherë merrni pakon eSIM Shqiperi e cila ofron internet të shpejtë kudo brenda territorit të Shqipërisë. Ju po ashtu mund të keni konsideruar që pushimet tuaja t’i kryeni jashtë kontinentit të Europës dhe nëse shteti i Egjiptit ka kapur vëmendjën tuaj atëherë merrni pakon eSIM Egjipt e cila mundëson valë të shpejta të internetit gjatë pushimeve tuaja. Destinacioni juaj i radhës po ashtu mund të jetë shteti i Turqisë i cili ofron bregdete magjepsëse në resorte luksoze dhe në mënyrë që ta përmirësoni kualitetin e udhëtimeve tuaja merrni pakon eSIM Turqi për të pasur internet të shpejtë kudo brenda Turqisë.
Qyteti është plot me ëmbëlsira ballkanike, të tilla si kadaif, kompekaj dhe bakllava. Një specialitet tjetër për të provuar është byreku.
Një banor vendas i Tiranës ofroi disa këshilla mbi vendet më të mira të kuzhinës. “Kernace Zgare Fatosi” është vendi i preferuar për adhuruesit e qofteve, bukës dhe kosit.
Nëse dëshironi të provoni kuzhinën tradicionale shqiptare, shkoni në “Restorant GjinoKastra”.
Për disa eksplorime dhe atraksione kulturore, vizitoni Sheshin Skënderbej, Kalanë e Tiranës, Pazarin e Ri dhe Sofrën e Ariut, përcjell Atsh.
Vizitoni zonën e Bllokut, për të shijuar një pije ndërsa shihni pamjet panoramike të qytetit, nga “Hotel Xheko Imperial”.
Një tjetër avantazh i vizitës në Tiranë?
Fluturimet ofrohen me çmime të ulëta. Kryeqyteti shqiptar renditet si një nga destinacionet e rralla ku mund të gjeni një fluturim vajtje-ardhje për afërsisht 40 paund gjatë sezonit më të qetë.
Një fluturim nga Londra me “Ryanair” në shtator mund t’ju kushtojë vetëm 15 paund vajtje-ardhje.
Gjithashtu, për një pushim treditor dhe dy netë në qytet do të shpenzoni vetëm 100 paund.
