Rame Lahaj, zëri dhe zemra e skenës së Gala Night “Rame Lahaj & Friends”

Rame Lahaj, tenori me origjinë nga Kosova, është një nga figurat më të shquara të operës bashkëkohore. Me një karrierë tashmë të suksesshme prej shumë vitesh, Lahaj performon në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
Fitues i çmimit prestigjioz Operalia në vitin 2016, Lahaj ka interpretuar në teatro si Royal Opera House, Opéra National de Paris, Bolshoi Theater, Arena di Verona dhe shumë të tjera. Për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës në botë, është nderuar me medalje presidenciale dhe titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Krahas karrierës solistike, ai është themelues i Rame Lahaj International Opera Festival dhe Rame Lahaj Foundation, që synojnë promovimin e operës dhe mbështetjen e talenteve të reja në rajon. Rame Lahaj do të performojë në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, duke e sjellë zërin e tij unik dhe praninë e tij të fuqishme në qendër të Prishtinës.🎼
📍Ju mirëpresim në Sheshin Skënderbeu më 2 gusht ora 20:30!
Blini biletën tuaj në linkun e mëposhtëm:👇🏻
#RLIOF5 #ËndrraPaKufi #OperaPaMure #MbrëmjeGala #RameLahajandFriends #RameLahaj
