Libraria Altera hap pikën e dytë në Prishtinë me afër 600 mijë tituj librash

Libraria Altera hap pikën e dytë në Prishtinë me afër 600 mijë tituj librash

Libraria Altera sot ka hapur edhe një pikë të re në Prishtinë. Përveç në Prizren, tashmë kjo librari ka hapur dyert edhe në pikën e dytë në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Aty mund të gjeni produkte shkollore, edukative, muzikore, material shpenzues për zyre dhe teknologji & media.

Pronari i kësaj librarie, Bajram Gigolli u shpreh se që nga fillimi kanë pasur për synim t’i afrojnë librin me të rinjtë dhe të rinjtë me librin.

“Kjo pikë që po hapet sot është në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë në kuadër të officKosova, Altera libraria është për arsye se këtu afër e kemi qendrën e studentëve dhe jemi munduar të jemi sa më afër studentëve, dhe të gjithë rrjetit mësimorë që ndodhet këtu në Prishtinë. … Kur kemi filluar me këtë aktivitet gjithmonë jemi munduar që të rinjët të jënë sa më afër librit dhe libri sa më afër tyre , kështu që ne mundohemi të bëjmë punën tonë dhe besojë që e kemi arritur shumë. … Përveç librave kemi të gjitha materialet zyrtar dhe shkollor që i nevojitet një fëmije, nga gomat e deri tek kompjuteri të gjitha mund të gjinden tek Altera. … Të themi të drejtën kur e kemi hapur në fillim, kemi qenë pak skeptik, mirëpo duke biseduar me disa shokë janë shprehur që, dhe besoj që ka interesim për librin është shumë i fortë në Kosovë, kemi arritur atë qëllimi. Që do të thotë që jemi shumë të kënaqur”, tha ai.

Menaxheri i dy pikave të kësaj librarie në Prishtinë, Elez Morina theksoi se nuk janë vetëm libra, por një botë e tërë artikujsh, duke  përfshirë materiale zyrtare, dekoruese.

Sipas tij, libri është shumë i rëndësishëm për të rinjtë, sepse është një formë relaksi dhe mënyra më e mirë për të fituar njohuri.

“Kjo është në zemër të Prishtinës, jemi në qendrën e studentëve për dallim nga pikat e tjera ku e kemi këtu edhe konviktet, e kemi Ministrinë e Arsimit, të gjithë botën universitare këtu afër qendrës tonë. … Kjo degë për dallim nga dega në Prizren tash ofron për momentin rreth 600 mijë tituj të librave, ku Altera njihet mbi 20 mijë tituj të librave që ka në përgjithësi. … Ne jemi një botë e gjerë tash që i mbulojmë klientët, përveç librave kemi edhe materiale zyrtare dekoruese, materiale të artëve, e kemi këtu edhe Fakultetin e Arteve pranë nesh është një mori ose një botë e gjerë e artikujve që na i ofrojmë lexuesve dhe klientëve në përgjithësi”, tha ai.

Ai tregon edhe çka kërkojnë më shumë lexuesit.

“Librat më të kërkuar momentalisht janë librat psikologjik, librat pozitiv, që ma shumë secili lexues e gjënë vetën në përditshmërinë e tij. Libri është shumë i rëndësishëm për të rinjtë sepse është një relaksim kur e ka librin para vetës, gjithmonë njohurit fitohen shumë ma shumë prej librave se prej rrjeteve sociale. Libri tash është edhe një artikull i cili i jepet dhuratë, sidomos njerëzve që kanë një diplomim një ngjarje pak më të veçantë, prandaj libri është ende i shitur dhe kërkohet shumë. … ne kemi shumë tituj, është problem të quajmë një titull të veçantë por fuqia e mendimit pozitiv, ne e kemi në të gjitha librarit”, tha ai.

Në veçanti libraria Altera siguron një kënd atraktiv edhe për lexuesit, të cilëve iu ofrohen rreth dhjetë mijë tituj të ndryshëm librash, duke filluar nga letërsia bashkëkohore, e huaj, dramë, romancë, histori bashkëkohore shqiptare e shumë të tjera.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë