Gala Night Rame Lahaj & Friends, shënon vitin e pestë jubilar më 2 gusht në Prishtinë

Sheshi Skënderbeu në kryeqytet po përgaditet që të mirëpresë Mbrëmjen Gala “Rame Lahaj & Friends”, me 2 gusht, në ora 20:30, mbrëmja kulmore e Festivalit Ndërkombëtar Operistik Rame Lahaj.
Emrat më prestigjiozë të skenës operistike botërore, si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo, dhe tenori ynë i çmuar Rame Lahaj, do të ngjiten në skenë për të na dhuruar emocione të papërshkrueshme. Nën dirigjimin e maestro Roberto Rizzi Brignoli, sheshi Skënderbeu në zemër të Prishtinës, do të shndërrohet në një teatër opere, pa mure!
“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!” si temë e këtij edicioni vjen si thirrje e frymë prijëse e këtij edicioni të pestë jubilar.
Bashkohuni me ne më 2 gusht për një mbrëmje të mbushur me magji e muzikë dhe lartësimin e një ëndrre që nuk njeh kufi. Kjo është opera pa mure, një iniciativë e udhëhequr nga Rame Lahaj, njëri prej yjeve më të ndritur të Kosovës, për yjet e saj të së ardhmes.
Biletat në shitje online: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=3929
