Botërori 2026 më problematikë në histori

Botërori 2026 më problematikë në histori

Me afrimin e Kupës së Botës 2026, entuziazmi po zbehet nga shqetësimet serioze për sigurinë dhe kostot marramendëse që mund ta bëjnë këtë edicion më të komplikuarin në histori.

Në Meksikë, lufta e hapur e qeverisë kundër kartelave pas kapjes së liderit El Mencho ka ngritur alarme për stabilitetin gjatë turneut, ndërsa në SHBA, tensionet gjeopolitike dhe politikat e rrepta të imigracionit pritet të krijojnë barriera për tifozët ndërkombëtarë.

Sipas analizave të fundit, “një tifoz mesatar që shpreson të ndjekë çdo ndeshje mund të shpenzojë diku mes 50,000 dhe 150,000 dollarë, duke përfshirë biletat, fluturimet dhe hotelet, gjë që e bën këtë potencialisht Botërorin më të shtrenjtë në histori”.

Përveç kostove, logjistika e kalimit të kufijve mes tre shteteve pritet të jetë një makth administrativ për shkak të vizave dhe vonesave doganore.

Pavarësisht rritjes së forcave të sigurisë, dyshimet mbeten nëse masat do të mjaftojnë për të mbrojtur masën e madhe të vizitorëve në një mjedis kaq të tensionuar.

Raportimet sugjerojnë se “mes dhunës së kartelave, politikave strikte kufitare dhe tensioneve gjeopolitike, ky turne po shndërrohet në një sfidë masive logjistike dhe sigurie”, duke vënë në pikëpyetje atmosferën festive që zakonisht shoqëron këtë event global.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë