Edhe legjenda Steven Gerrard kritikon Liverpool-in pas humbjes ndaj Wolves

Edhe legjenda Steven Gerrard kritikon Liverpool-in pas humbjes ndaj Wolves

Legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj skuadrës së Arne Slot pas humbjes dramatike 1-0 në minutën e 94-t ndaj Wolves, rezultat ky që godet rëndë shpresat e “Reds” për një vend në katërshen e parë.

Gjatë analizës së tij për TNT Sports, ish-kapiteni legjendar e cilësoi lojën e Liverpool-it si “të dëshpëruar” për rreth 65 minuta, duke theksuar se skuadrës i mungonte tempo dhe cilësia e duhur.

Sipas raportimit të Daily Mail, Gerrard kërkoi që talenti i ri Rio Ngumoha të luajë si titullar në vend të Cody Gakpo, duke deklaruar se “për 65 minuta, Liverpool ishte i dëshpëruar sonte, vërtet dobët… ai (Ngumoha) po bën më shumë në një paraqitje të shkurtër sesa Gakpo për 65 minuta, kështu që ai e meriton të startojë”.

Gerrard gjithashtu refuzoi pretendimet për një faull të mundshëm ndaj Virgil van Dijk në aksionin e golit të Wolves, duke vënë në dukje se mbrojtja duhet të jetë shumë më e fortë në situata të tilla.

Me pesë ndeshje të humbura këtë sezon përmes golave të pësuar në kohën shtesë—një rekord negativ në historinë e Premier League—Gerrard paralajmëroi se “nëse duan të ecin përpara në FA Cup, ata duhet të mbrohen shumë më mirë”, duke vënë theksin te gabimet e Alisson dhe Konate që i kushtuan skuadrës pikë të rëndësishme në Molineux.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë