Formacionet zyrtare Wolves – Liverpool

Formacionet zyrtare Wolves – Liverpool

Sonte në orën 21:15, Liverpool do të jetë mysafir i skuadrës së Wolves në një duel që pritet të jetë mjaft kompetitiv në stadiumin “Molineux”.

Ndeshja midis Wolves dhe Liverpoolit sjell ballafaqimin e dy skuadrave që po kalojnë një formë pozitive, ku vendasit vijnë pas një fitoreje befasuese 2-0 ndaj Aston Villës dhe kanë pësuar vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Liverpoolit po kalojnë një moment fantastik nën drejtimin e Arne Slot, duke fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, përfshirë triumfin e fundit 5-2 ndaj West Hamit. Për sa i përket historikut, “The Reds” dominojnë plotësisht duke fituar 17 nga 18 përballjet e fundit direkte në ligë kundër Wolves.

Sfidat kryesore do të jenë në mesfushë mes João Gomes, i cili shënoi në ndeshjen e kaluar për vendasit, dhe Alexis Mac Allister, i cili ka shënuar në dy ndeshje radhazi për Liverpoolin, ndërsa të dyja ekipet do të kenë mungesa pasi Wolves luan pa të pezulluarin Yerson Mosquera dhe Liverpool mund të mos e ketë ende gati Florian Wirtz-in.

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

Wolves (3-5-2): Sa (G)(C); Bueno, Joao Gomes, Tchatichoua; Doherty, Andre, Gomes A., Wolfe, Mane; Ekitike, Armstrong.

Liverpool (4-2-3-1): Alisson (G); Frimpong, Konate, van Dijk (C), Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Ekitike H.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë