Rodrygo i Real Madridit ka këputur ligamentin dhe do të mungoj për Botëror

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, pritet të mungojë në Kampionatin Botëror me Brazilin dhe potencialisht në pjesën e mbetur të vitit 2026, pasi klubi konfirmoi se ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe meniskun lateral të këmbës së djathtë.
Braziliani pësoi dëmtimin gjatë humbjes 1-0 ndaj Getafes, ku pavarësisht dhimbjeve, qëndroi në lojë edhe për 30 minuta pas incidentit. Sipas César Suárez dhe Tolga Akdeniz, ky lëndim vjen në një moment kritik, duke e lënë trajnerin Arbeloa me opsione shumë të kufizuara në sulm.
Situata te “Galaktikët” është alarmante, pasi Rodrygo i bashkohet listës së mungesave ku bëjnë pjesë edhe Kylian Mbappe (i dëmtuar) dhe Franco Mastantuono (i pezulluar).
Me Realin që gjendet katër pikë pas Barcelonës në La Liga dhe me një përballje vendimtare ndaj Manchester Cityt në Champions League, barra e sulmit tashmë bie mbi supet e Vinicius Junior dhe të riut Gonzalo Garcia.
Ky lajm është po aq shkatërrues për kombëtaren e Brazilit, e cila do të duhet të kërkojë rrugën drejt lavdisë botërore pa një prej lojtarëve të saj kyç.
KosovaPress
