Vetaksident trafiku në Slivovë, jep detaje Policia

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Slivovë të rajonit të Prishtinës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, thotë Ahmeti për KosovaPress.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
