Abdixhiku paralajmëroi dorëheqjen, por ja çka thoshte më 9 shkurt

Abdixhiku paralajmëroi dorëheqjen, por ja çka thoshte më 9 shkurt

Rezultati në zgjedhjet e sotme është humbje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai shtoi se ky rezultat nuk është ai që kanë pritur dhe se shumë shpejt do të thërrasë Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, teksa la të hapur edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit.

Por, njëjtë nuk tha më 9 shkurt.

“Jo nuk e quaj dështim, jo nuk do të jap dorëheqje. Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë në 190 mijë sa pretendojmë është sukses i mirë, është rezultat që e respektojmë. Përgjegjësin për këtë rezultat e marrë”, pati thënë ai.

Ndërsa sot, i pari i LDK-së tha se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme nuk është ai që kanë pritur dhe se shumë shpejt do të thërrasë Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, teksa la të hapur edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit.

Këtu mund të dëgjoni deklaratën e tij të plotë në konferencën për media, të mbajtur pas përfundimit të votimit:

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë