Kurti: Tani bllokadat janë të pamundura

Kurti: Tani bllokadat janë të pamundura

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, e ka quajtur fitore të popullit të Kosovës rezultatin e sotëm në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton KosovaPress.  

Kurti, në konferencë për media, tha se fitorja bindëse në zgjedhje e ka bërë të qartë se duhet ecur përpara për formimin e institucioneve.

“Tani bllokadat janë të pamundura”, tha ai në konferencën për media.

Ai ftoi edhe partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë