Sonte në “Shtylla”: Rritja e tatimit në pronë

Sonte në “Shtylla”: Rritja e tatimit në pronë

Emisioni “Shtylla” sonte nga ora 20:00 do të trajtojë disa tema interesante që flasin për arritje, sfida e suksese.

Gjatë këtij episodi, do të mund të ndiqni temën që flet për rritje të tatimit në pronë deri mbi 200%, vendim ky që nga java tjetër do të hyjë në fuqi. Në rubrikën “Momentum” do të ndiqni historinë e kompanisë së sigurimeve, EuroSig. Detaj interesant që mund ta kuptoni është edhe fakti që Eurosig ka paguar 2 milionë euro tek vetëm një klient, pas dëmeve që i janë shkaktuar nga zjarri.

Poashtu, inspiruese është edhe puna e Liridona Bujupi Sabedinaj, që rrëfen sfidat që ka kaluar për të krijuar kompaninë e saj që merret me dhurata dhe dekore.

Emisioni  “Shtylla” i dedikohet ekonomisë dhe është prodhim i KosovaPress-it. Atë mund ta ndiqni nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të KosovaPress në youtube.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë