Ademaj: Sot për neve nuk ishte ditë e lehtë, pamë videot e fundit të jetës së motrës tonë

Ademaj: Sot për neve nuk ishte ditë e lehtë, pamë videot e fundit të jetës së motrës tonë

Pas përfundimit të seancës në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, vëllai i të ndjerës, Leonardi ka folur para mediave, ku tha se “dita e sotme nuk ishte e lehtë”.

Leonard Ademaj theksoi se gjatë shfaqjes së video-incizimeve ka parë momentet e fundit të jetës së Liridonës dhe organizimin për vrasjen e saj.

“Sot për neve nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetesës së motrës tonë. Pra ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta, pra nuk ishte një vrasje e jo planifikuar por ishte e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit. Ajo se çfarë sot pamë nga këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor e vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës tonë është Granit Plava”, deklaroi ai.

Në seancën e sotme, avokati i palës sa dëmtuar, Leutrim Syla ka kërkuar nga trupi gjykues që t’u mundësohet elaborimi i pamjeve nga hoteli ku kishin fjetur Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli.

Në seancë janë shfaqur vetëm fotografi, për çka Leonard Ademaj tha se do të kërkojnë sërish meqë konsiderojnë se është e drejtë jetike.

“Ajo se çfarë na brengosi sot ishte mos lejimi i elaboromit të provave nga ana jonë, pra kjo është elaboromi i provave për ne është jetësore sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin së bashku me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë prapë  nga gjykata që t’i elaborojmë provat sepse është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova të cilat i kemi dje që mendojmë që duhet të dalin qartësohet edhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës tonë”, shtoi ai.

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti “Etnokuqa”, ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.

https://kosovapress.com/mesazhi-sekret-publikohen-pamjet-kur-naim-murseli-i-bente-me-shenje-granit-plaves

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë