Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor

Një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar u nënshkrua nga ministri bullgar i Transportit, Grozdan Karadzov dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, në stacionin hekurudhor të Guesevos, i vendosur në kufirin e të dy vendeve, në anën bullgare.

Tuneli ndërkufitar është një projekt kyç i Ballkanit Perëndimor – Korridorit të Mesdheut Lindor dhe Korridorit 8.  Me një gjatësi prej afërsisht 2.4 kilometrash, ai do të sigurojë lidhjen hekurudhore të të dy vendeve, do të përmirësojë qasjen e transportit midis Detit të Zi dhe Adriatikut dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen evropiane dhe të NATO-s të rajonit, raporton tch.

Gjatësia e tunelit do të jetë afërsisht 2.4 kilometra, gjysma e të cilit do të jetë e vendosur në territorin e Bullgarisë dhe gjysma tjetër në territorin e Maqedonisë së Veriut, raporton KosovaPress.

Të dyja vendet nuk kanë ende një lidhje hekurudhore, pasi në anën e Maqedonisë së Veriut, mbetet ndërtimi i një linje hekurudhore prej rreth 65 km, deri në kufirin me Bullgarinë.

Ndërtimi i këtij seksioni të linjës hekurudhore deri në kufirin me Bullgarinë pritet të përfundojë vitet e ardhshme. Ndërtimi i tunelit financohet, në një pjesë të madhe, nga BE-ja.

Marrëveshja u mirëprit nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili tha në rrjetet sociale, se është një hap i madh përpara në bashkëpunimin midis dy vendeve që promovon marrëdhënie të mira fqinjësore.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë