“I juaji Albin Kurti”, sms që iu dërgua studentëve për 100 eurot

“I juaji Albin Kurti”, sms që iu dërgua studentëve për 100 eurot

Disa studentë të vendit kanë pranuar sot pasdite nga dy sms telefonik prej Zyrës së Kryeministrit që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove. KosovaPress ka siguruar disa sms të dërguar te studentët. Në njërin prej tyre shkruan “Te dashur stundete, Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si perfitues te shteses se njehershme prej 100 EUR Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti Kryeminister ne detyre i Republikes se Kosoves”.

Ndërkaq, në sms e dytë shkruan “Te dashur stundete, Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si perfitues te shteses se njehershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”.

Për ekzekutimin e 100 eurove në prag të balotazhit, kanë reaguar edhe nga PDK-ja.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila shkruan në Facebook se LVV po abuzon me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale. Ajo ka publikuar edhe njërin prej mesazheve ku shkruan “I juaji, Albin Kurti kryeministër në detyrë i Republikes se Kosoves”.

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, shkruan ajo.

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve ka nisë të hënën, ndërsa më 9 nëntor mbahet balotazhi.

Më 7 tetor, në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndarjen nga 100 euro për studentët. Gjithashtu ka miratuar edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Lidhur me ekzekutimin e këtyre mjeteve prej 100 eurove për studentët, ka reaguar sot edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shkruar në Facebook se, sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë. Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.  Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, shkruan Kurti.

https://kosovapress.com/kurti-dore-lire-ne-prag-te-zgjedhjeve-ndan-nga-100-euro-per-studente

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë