Policia “ua prish qejfin’ meraklinjve të shpejtësisë

Mbrëmë rreth orës 21:50, policia ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke shoqëruar 6 drejtues automjetesh së bashku me veturat e tyre në stacionin policor.
Secili prej tyre është gjobitur me nga 150 euro dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një muaj, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Patrullat e autostradës dhe të stacionit policor Prizren Veri vazhdon patrullimin në zonë për të parandaluar çdo tentim të organizimit të garave dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion, raporton KosovaPress.
