Përurimi i rrugës Qafë – Duhël – Topillë – Grajqevc – Papaz, Aliu: Do të lidh fshatrat e Malësisë

Përurimi i rrugës Qafë – Duhël – Topillë – Grajqevc – Papaz, Aliu: Do të lidh fshatrat e Malësisë

Në Komunën e Shtimes është përuruar ndërtimi i rrugës Qafë – Duhël – Topill – Grajqevc – Papaz, segmenti Topillë.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Infrastrukturës teksa, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili theksoi se rruga me gjatësi mbi 8 kilometra dhe kosto mbi 1 milion euro, është pritur gjatë nga banorët dhe tani është përfunduar brenda 8 muajve.

Aliu falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës, ministrin Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, si dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

“Jemi mbledh këtu me një rast gëzimi dhe feste me rastin e përurimit të rrugës mbi 8 km, me një kosto mbi 1 milion euro një rrugë që lidh fshatin Topillë me fshatin Petrov dhe me gjithë Komunën e Shtimes përmes fshtatit Petrov. Një rrugë që është dashur që herët dhe që është pritur nga banorët e fshtatit sidomos mbas luftës. Kjo rrugë siç e dimë  ka nisur para 8 vitesh e asnjëherë nuk ka përfunduar  e kësaj radhe kemi prit 8 vite e kemi përfunduar për 8 muaj. Që në fillim të shkurtit e kemi filluar dhe tash po e përurojmë. E falenderoj ministrin e Infrasktrukturës, ministrin Liburn Aliu, ministrin Hysen Durmishi  po ashtu edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në bashkëpunim me Komunën e Shtimës kemi arritur ta ndërtojmë këtë rrugë që do të jetë rrugë që do ti lidh të gjithë fshatrat e Malësisë  do ta lidh Komunën e Shtimes me Komunën e Ferizait  dhe në këtë mënyrë banorët autoktonë e të lashtë të këtyre viseve që në mungesë të infrasktrukturës është dashur të braktisin vendin e tyre shekullorë, po i rikthehen vendbanimeve të tyre dhe në këtë mënyrë jo vetëm që po i rikthehën vendbanimeve dhe vendlindjes, por edhe kjo rrugë do të hap zhvillimin e bizneseve e agroturizmit, blegtorisë dhe shumë fusha të tjera”, tha Aliu.

Në mesin e kryetarit ishin të pranishëm edhe shumë qytetarë që erdhën për të bërëpërurimin e rrugës Qafë – Duhël – Topillë – Grajqefc – Papaz.

Musli Haziri, përfaqësues i lagjeve, tha se ndërtimi i rrugës, i nisur para 8 vitesh, shënon përmbushjen e një ëndrre të kahmotshme për banorët e fshatit. Ai falënderoi bashkëfshatarët për kontributin e tyre, veçanërisht ata që dhanë pronat pa kompensim për të mirën dhe të ardhmen e fshatit Topillë.

“Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar një moment të rëndësishëm për fshatin tonë. Rruga e cila u nis para 8 viteve ka qenë një ëndërr dhe nevojë e kahmotshme për secilin prej nesh, sot e përfunduar, e gatshme për t’u shfrytëzuar për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Në emrin tim dhe të dy përfaqësuesve të lagjeve z.Bajram Rama dhe z.Liman Muhadini të cilët janë këtu me ne dhe te cilët gjatë gjithë viteve kanë dhënë kontribut të çmuar dhe të vazhdushëm për të mirën e fshatit tonë. Kontributi ynë është sot i dukshëm dhe i rëndësishëm për fshatin tonë. Të gjith banorëve të fshatit Topillë e posaçërisht z.Rasim Reshani nga fshati Grejgeve dua të ju falenderoi që treguat mirëkuptim dhe dhatë pronën tuaj pa kompenzim, për të mirën dhe te ardhmen e fshatit tonë, keni bërë një vepër që nuk harrohet dhe që do të permendet me respekt ndër vite”, tha Musli Haziri përfaqësues i lagjeve”.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë