Ertjan Kofsha, i treti i Evropës në peshëngritje

Ertjan Kofsha, i treti i Evropës në peshëngritje

Në kampionatin evropian të të rinjve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit sportisti Ertjan Kofsha i Shtërmenit arriti të renditet në vendin e tretë me dy medalje bronzi duke thyer përkohësisht edhe 4 rekorde evropiane.

Peshëngritësi me 162 kile në provën e dytë, siguroi medalje në stilin e shkëputjes edhe pse në provën e tretë provoi 167 kilogramë, por pa ia dalë.

Në stilin e shkëputjes Kofsha realizoi 194 kilogramë po në provën e dytë, por nuk hyri në zonën e medaljeve duke u renditur i katërti.

Me 356 kilogramë në total, peshëngritësi i talentuar arriti të rrëmbente medaljen e bronztë në dy gara.

Kampionati Evropian i peshëngritjes për të rinj dhe moshat U-23 në Durrës, do të përmbyllet më 5 nëntor, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë