Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër me çmime marramendëse në tregun e zi

Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër me çmime marramendëse në tregun e zi

Më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës në futboll, ajo kundër Zvicrës.

Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh dhe kjo u pa që nga momenti kur FFK njoftoi për nisjen e shitjes së biletave pasi faqja elektronike për blerjen e tyre ra menjëherë nga funksioni për shkak të ngarkesës së madhe.

Por, shitja e biletave për këtë ndeshje ka shpërthyer edhe në tregun e zi dhe çmimet e tyre janë jashtëzakonisht të larta, krahasuar me çmimet zyrtare të vendosura nga FFK,.

Çmimet zyrtare janë si më poshtë:

Veri dhe jug: 10 euro

Lindje: 20 euro

Perëndim: 30 euro

VIP: 100 euro

Ndërsa, në tregun e zi, përkatësisht në faqe online si “MerrJep” shihen shifra shumë më ttë larta. Një biletë për sektorin e lindjes kushton deri në 80 euro, ndërsa në perëndim 100 euro.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë