Miss Freedom of the World 2025, modelet pjesëmarrëse ndajnë emocionet e tyre para garës

Miss Freedom of the World 2025, modelet pjesëmarrëse ndajnë emocionet e tyre para garës

Pjesëmarrëset në edicionin e 15-të të Miss Freedom of the World 2025 kanë zbarkuar sot në kryeqytet. Ato shprehen të lumtura dhe të emocionuara përpara nisjes së aktivitetit dhe theksojnë rëndësinë e kësaj gare prestigjioze për karrierën e tyre në skenën ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

Shpejtim Zejneli, president i Miss Freedom of the World, tha se çdo vit e më shumë gara po rritet dhe po njihet në skenën ndërkombëtare, duke mundësuar kështu që Kosova të shndërrohet në një vend të njohur ndërkombëtar për organizimin e festivaleve prestigjioze.

Armela Shabi, prezantuese e Miss Freedom of the World 2025, tha se konkursi nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë, por edhe shfaqjen e kulturave të vendeve pjesëmarrëse.

Ajo po ashtu theksoi se mosha nuk duhet të jetë limit në konkurset e bukurisë.

Cindy Beqiraj, përfaqësuesja e Kosovës në këtë garë, ndihet krenare që përfaqëson vendin e saj edhe pse ajo jeton në Zvicër.

Adinda Puri, përfaqësuese e Indonezisë, shprehet se kjo garë, përveç bukurisë, mundëson të dëgjohet edhe zëri i pjesëmarrëseve.

Përfaqësuesja e Kamerunit, Arika Rose tregon se për herë të parë ka pasur mundësinë të fluturojë në aeroplan, vetëm r vetëm që të merr pjesë në Miss Freedom of The World.

Fraulein Mostoles, përfaqësuese e Filipineve, shprehet e emocionuar me pjesëmarrjen në garë dhe është kureshtare të mësojë shumë gjëra për Kosovën.

Kimberling Diaz, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se sot është një ditë e veçantë dhe tregoi se si po përdor platformën e saj si modele për të shtuar vetëdijesimin për viktimat e dhunës në familje.

Miss Freedom of the World 2025 do të mbahet nga data 6 deri më 20 shtator, me aktivitete të ndryshme kulturore e promovuese që do të kulmojnë me natën finale të shpalljes së fitueses.

Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë