Anita Rachvelishvili ‘ndez qiellin’ e Prishtinës në festivalin e operës Rame Lahaj

Anita Rachvelishvili ‘ndez qiellin’ e Prishtinës në festivalin e operës Rame Lahaj

Sonte, Prishtina përjetoj një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike botërore.

Mezzosopranoja Anita Rachvelishvili, që vjen nga Gjeorgjia sot performoi për herë të parë në Prishtinë, në kuadër të edicionit të 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.

Koncerti u mbajt në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare në kuadër të ciklit të koncerteve që po mbahen në këtë vend.

Nën tingujt e ansamblit të festivalit të drejtuar nga mjeshtri Nikoloz Rachveli, Rachvelishvili solli  arie dhe këngë të njohura nga një repertor i përzgjedhur. Ajo performoj pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë duke ndarë kështu me audiencën energjinë që e ka bërë të njohur në skenat më prestigjioze të botës, si La Scala, The Met dhe Opera e Parisit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë