Programi i Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj – 23 korrik – 02 gusht!

Programi i Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj – 23 korrik – 02 gusht!

Të dashur miq të RLIOF, 

Edicioni i pestë i festivalit do të hapë dyert më 23 korrik, dhe për plot 10 ditë artistë nga e gjithë bota do të ngjiten në skenë për t’iu falur emocione të rralla nën tingujt e melodive shqiptare dhe të huaja. Shënoni datat e koncerteve për të mos humbur rastin për të përjetuar netë të magjishme me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur. 

Ikona e muzikës shqiptare do të nderohet denjësisht në mbrëmjen “Nexhmije Pagarusha” nga artistët Gala el Hadidi, Edona Reshitaj, A R B Ë R E SH Ë dhe Adhurim Grezda. 

Si pjesë e platformës edukative kombëtare, Fondacioni Rame Lahaj ka organizuar një performancë posaçërisht për fëmijët, në bashkëpunim me Korin e Fëmijëve dhe Orkestrën “Amadeus”. 

Krenaria jonë kombëtare, Marigona Qerkezi, rikthehet në Prishtinë për “Opera Night” për të na mahnitur me një program muzikor rrënqethës me zërin e saj brilant.

“New Generation” është mbrëmja dedikuar artistëve të rinj që do të shpalosin talentin dhe punën e tyre nga Masterclass që do të mbahet nga datat 24 – 29 korrik me tenorin Ramón Vargas.

Një nga mezzo-sopranot më në zë të botës operistike, Anita Rachvelishvili, vjen për herë të parë në Kosovë ekskluzivisht për Festivalin Ndërkombëtar të Operas Rame Lahaj, për një interpretim mahnitës në “Ensemble Evening”. 

Mbrëmja kulmore e festivalit, Gala Mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” do të mirëpresë në Sheshin Skënderbeu artistët Nino Machaidze, Dario Russo dhe Rame Lahaj, nën dirigjimin e Maestro Roberto Rizzi Brignoli. 

Ju mirëpresim!

#RLIOF5 #ËndrraPaKufi #OperaPaMure

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë