Njihuni me artistët e Gala Night “Rame Lahaj & Friends”: Maestro Roberto Rizzi Brignoli

Njihuni me artistët e Gala Night “Rame Lahaj & Friends”: Maestro Roberto Rizzi Brignoli

Roberto Rizzi Brignoli është drejtor muzikor i Teatro Municipal de Santiago dhe i Nationaltheater Mannheim nga sezoni 2023/24. Me formim në piano, kompozim dhe dirigjim në Milano, karrierën e nisi në Teatro alla Scala, ku bashkëpunoi ngushtë me Riccardo Mutin. I njohur për mjeshtërinë në repertorin italian dhe francez, ka drejtuar në skena si Deutsche Oper Berlin, Bolshoi Theatre, Teatro Real de Madrid, si dhe në Metropolitan Opera ku debutoi më 2010 me La bohème. Ai është gjithashtu aktiv si dirigjent simfonik dhe ka regjistruar për Sony dhe Warner Classics.

Kemi nderin e madh që Mbrëmja Gala “Rame Lahaj & Friends” do të jetë nën dirigjimin e Maestro Rizzi Brignoli-t.

Ju mirëpresim në Sheshi Skënderbeu 2 gusht ora 20:30!

Blini biletën tuaj në linkun e mëposhtëm:

https://tinyurl.com/mr4dvwvc

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë